Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Nathan Ake nga Bournemouthi.
Qytetarët kanë përforcuar edhe më shumë skuadrës për sezonin e ri, pas dështimit në Ligën Premier, ku titulli u fitua nga Liverpooli disa javë para mbylljes së sezonit.
Ekipi i Pep Guardiolas ka çaluar në mbrojtje dhe drejtuesit e Cityt tashmë kanë kryer një transferim për të forcuar këtë repart.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Nathan Ake, i cili vjen nga Bournemouthi, ndërsa transferimi i tij thuhet t’i ketë kushtuar Cityt 41 milionë funte apo rreth 45 milionë euro.
We’re excited to announce the signing of @NathanAke from Bournemouth on a five-year deal ✍️
🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/6tyYQ2OVwv
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2020
“Manchester City ka nënshkruar mbrojtësin reprezentues holandez, Nathan Ake nga Bournemouth”.
“Ake e ka hedhur lapsin në letër në një marrëveshje pesë-vjeçare, e cila e mban atë në City deri në verën e vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Cityt. /Telegrafi/