Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ka nënshkruar një kontratë të re shumëvjeçare me klubin anglez, Manchester City.
Jesus u nënshkrua nga City në verën e vitit 2016, por iu bashkua klubit nga Etihad vetëm në janar të vitit 2017.
Braziliani u kushtoi anglezëve rreth 35 milionë euro dhe nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021.
Pas këtij transferimi, Jesus arriti të tregojë nivel të lartë, ku në gjysmë-sezonin e parë, nga 11 ndeshje shënoi shtatë gola.
FIVE more years for our Brazilian boy, 🇧🇷 @gabrieljesus33! #mancity pic.twitter.com/JRfYl8mOye
— Manchester City (@ManCity) August 3, 2018
Në sezonin e kaluar ku braziliani luajti nga fillimi, shkëlqeu edhe më shumë dhe në të gjitha garat zhvilloi 42 ndeshje duke shënuar 17 gola.
Këto paraqitje bënë që drejtuesit e Cityt të mendojnë blindimin e yllit të tyre dhe këtë ai arritën duke nënshkruar një kontratë të re.
"This season is going to be amazing because you are the man!" @gabrieljesus33's mum knows! 🤩 #alomae #mancity pic.twitter.com/hnzrCzBg0t
— Manchester City (@ManCity) August 3, 2018
Klubi anglez ka bërë publike me anë të faqes së tyre se kanë rinovuar me Jesusin deri në verën e vitit 2023.
Me vazhdimin e kontratës janë ndarë të kënaqur të dyja palët, lojtari dhe klubi anglez. /Telegrafi/