Telegrafi

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me sulmuesin Liridon Fetahaj

Malisheva ka konfirmuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Liridon Fetahaj, i cili së fundmi ishte lojtar i Lirisë.

Pas rinovimeve me lojtarët kryesor dhe emërimit të trajnerit të ri, Malisheva ka vazhduar me përforcime në prag të nisjes së përgatitjeve para-sezonale për sezonin e ri 2023/24.

I fundit që ka përfunduar në “Liman Gegaj” është sulmuesi i njohur prizrenas, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lirinë.

Është vet faqja zyrtare e klubit malishevas që ka njoftuar me anë të një postimi nënshkrimin me Fetahajn.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FC Malisheva

Postimi pa ndërhyrje i Malishevës

𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲: 𝗟𝗶𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻 𝗙𝗲𝘁𝗮𝗵𝗮𝗷 𝗶 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗠𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀

Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt nga Liria në Malishevë

Mirë se vjen Liridon!

/Telegrafi/