Site icon Telegrafi

Zyrtare: Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndajnë rrugët

Malisheva ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli, duke vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Sokoli erdhi në pranverë të Malisheva dhe arriti ta mbajë klubin në elitën e futbollit kosovar.

“Faleminderit Bylbyl Sokoli! FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm”.

“Klubi e falënderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës. Klubi i dëshiron suksese dhe i uron shëndet në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sokoli ndër vite është njëri prej trajnerëve më të mirë në vend, ndërsa ka drejtuar klube si Prishtina, Gjilani, Drita, KEK-u, Flamurtari, Ferizaj, Hysi, Llapi e shumë të tjerë.

Ai ka bërë karrierë është ne klubet shqiptare të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version