Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, zyrtarisht është kthyer në klub, duke marrë rolin e drejtorit të zhvillimit strategjik.
Klubi Rossonerë ka bërë publik rikthimin e legjendës italiane, Maldini, gjatë një deklarata të faqet e tyre zyrtare.
“Epoka e re e Milanit forcohet më tej me emrin e Paolo Maldinit, i cili bëhet drejtor i ri i zhvillimit strategjik të zonës sportive të klubit”.
“Paolo është një legjendë e gjallë në historinë e Rossonerëve për klasin e tij të jashtëzakonshëm, talentin, udhëheqjen, besnikërinë dhe rekordin e suksesit, i cili është i pashembullt”.
“Këto cilësi do të luajnë një rol vendimtar në rikthimin e Milanit përsëri aty ku meritojnë të jenë”, thuhet në komunikatën e Milanit.
Official Statement: Paolo Maldini returns to AC Milan ⬇https://t.co/9rHwdxswLC
— AC Milan (@acmilan) August 5, 2018
Maldini bëri 902 paraqitje për Milanin midis viteve 1984 dhe 2009, duke fituar 7 Scudetto dhe pesë Kupat Evropiane dhe ka luajtur 127 herë për Italinë.
Megjithatë, ai kishte ngurruar të kthehej në klub pas pensionimit të tij, pasi marrëdhënia e tij me ish-pronarin Silvio Berluskoni ishte e tensionuar, ndërsa ai pranoi se kishte pak besim në bordin e kinezit Li Yonghong.
Me marrjen e pronësisë nga Elliott Management dhe rikthimit të Leonardo, të cilët tashmë kanë rikthyer Rossonerët në Ligën e Evropës dhe kanë transferuar dyshen e Juventusit, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain, është bindur edhe Maldini. /Telegrafi/