Telegrafi

Bordeaux e Roma arrijnë marrëveshje për Malcom

Klubi francez, Bordeaux dhe ai italian Roma kanë konfirmuar se sulmuesi brazilian Malcom do të bashkohet me skuadrën nga Olimpico.

Malcom mund të quhet tanimë një lojtar i ri i Romës, pasi klubi italian kanë arritur marrëveshje me francezët për transferimin e tij në Olimpico.

Njoftimi vjen pasi gazetari Gianluca Di Marzio pretendoi më parë ditën kur Malcom kishte rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Romën, në një marrëveshje që Giallorossëve do t’ju kushtojë 40 milionë euro.

“Bordeaux njofton se kanë arritur një marrëveshje me Romën për transferimin e Malcom dhe kanë nënshtruar tashmë dokumentet administrative”, thuhet në njoftimin e klubi francezt.

21-vjeçari, i cili kryesisht luan si një krah i djathtë, shënoi 20 gola në 84 paraqitje për Bordeaux ka përfaqësuar Brazilin në nivelet U20 dhe U21.

Përveç klubit francez, edhe italianët e Romës kanë konfirmuar me anë të faqeve zyrtare se është arritur marrëveshje për transferimin e Malcom.

“AS Roma mund të konfirmojë se klubi ka arritur një marrëveshje me FC Girondins de Bordeaux për transferimin e Malcom, me të cilin kemi rënë dakord me kushtet personale”, thuhet në njoftimin e Romës.

Ndryshe, edhe Interi ishte shumë i interesuar për shërbimet e brazilianit, por nuk kanë pranuar të paguajnë shumën prej 40 milionë eurosh. /Telegrafi/