Telegrafi

Zyrtare: Malcolm Armstead ka nënshkruar me KB PEJA

KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me lojtarin e Përfaqësueses së kosvoës, Malcolm Armstead.

Malcolm, i cili së fundi ishte pjesë e KB Prishtinës, ka një karrierë të bujshme duke luajtur në ekipe të njohura evropiane si Krka, Avtodor Saratov, AEK Athens, Istambul BB, Yesilgiresun Belediye, Rethymno Cretan Kings, Buyukcekmece dhe Kymis.

Gjatë këtyre viteve ka fituar dy herë ligen sllovene, dy herë Kupën Sllovene, Superkupen sllovene, MVP ne Superkupen Sllovene.

Poashtu në vitin 2015 ishte në top koshashënuesit e ABA League dhe ABA League Team.

Peja gjatë ditës e ka prezantuar edhe trajnerin e ri, Jeronimo Sarin dhe dy blerjet, Drilon Hajrizi dhe Beqë Kovaqi./Telegrafi/