Telegrafi

Zyrtare: Lyoni nënshkruan me Lisandro Lopez

Dy klubet kanë arritur marrëveshje të vlefshme 24 milionë euro, një shumë e cila mund të shkojë në 28 milionë në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Argjentinasi pritet të arrijë në Lyon në ditët e ardhshme për të kompletuar transferimin pasi të kalojë testet mjekësore.

Ky transferim iu jep fund spekulimeve për emra të ndryshëm të cilët do të zëvendësonin Karim Benzema, i cili u transferua në Real Madrid për 35 milionë euro.

Lisandro, i cili iu bashkua Portos nga Racing Club në vitin 2005 për një shumë prej 2.5 milionë euro, ka bërë 28 paraqitje në ligë në sezonin e fundit për ekipin portugez dhe ka shënuar 10 gola.