Olympique Lyon ka njoftuar rikthimin e Georges Mikautadze në klubin e tij të preferuar, me sulmuesin gjeorgjian që nënshkroi një kontratë 4-vjeçare deri më 30 qershor 2028.
Ky transferim i ka kushtuar klubit 18.5 milionë euro, të cilave mund t’i shtohen edhe bonuset prej 4.5 milionë euro.
Me 29 paraqitje dhe 13 gola të shënuar me Gjeorgjinë, Georges Mikautadze së fundmi bëri histori për vendin e tij në Euro 2024, ku ai u dallua si golashënuesi më i mirë i garës me tre gola në katër ndeshje.
À table les Gones 🧑🍳#Mikautadze2028 pic.twitter.com/Z56yHRRUSu
— Olympique Lyonnais (@OL) July 18, 2024
Verën e kaluar, Ajax shpenzoi 16 milionë euro, por ai u kthye vetëm gjashtë muaj më vonë në huazim te Metz për shkak të përshtatjes së tij të vështirë në Eredivise. 14 golat dhe katër asistimet e tij në gjysmë sezoni ishin të pamjaftueshme për të arritur qëndrueshmërinë në Ligue 1 me Metz.
Metzekzekutoi opsionin e blerjes me vlerë 13 milionë euro që ishte parashikuar në kontratën e tyre.
Monaco kishte muaj që punonte për nënshkrimin e tij si zëvendësues i Ben Yedder, i cili është larguar nga klubi, madje nga Franca kishte raportime se lojtari kishte nënshkruar me klubin nga principara.
👑 Georges Mikautadze est de retour à la maison ✨🔴🔵#Mikautadze2028
📋 Lire le communiqué ⤵
— Olympique Lyonnais (@OL) July 18, 2024
Megjithatë Lyon hyri në garë dhe Mikautadze dëgjoi zemrën e tij dhe përfundoi duke u kthyer në ‘shtëpi’. /Telegrafi/