Drenica ka kthyer në radhët e veta sulmuesin anësor, Kreshnik Lushtaku, i cili në vitet e fundit ka luajtur në kampionatet e rangjeve të ulëta në Gjermani.
Ky është përforcimi i dhjetë i klubit kuqezi në këtë afat kalimtar, pasi pozita e tyre në renditje (vendi i nëntë), ua ka diktuar këtë gjë.
“Sot në ambientet e Hotel Bonita në Durrës, aty ku po qendron skuadra për fazën përgatitore për stinorin pranveror, futbollisti drenicas, Kreshnik Lushtaku, është prezentuar si lojtar i ri i Drenicës. Në prezantimin e tij i pranishëm ishte edhe Presidenti i klubit z. Ilir Veliqi”.
“Kreshnik Lushtaku kishte qenë pjesë e Drenicës edhe më herët, ndërsa është paraqitur për shumë skuadra të njohura nder to, Vllaznia (Shqipëri), Prishtina, Trepça 89 e Feronikeli në Kosovë”.
“Lushtaku, është futbollisti i dhjetë (10), i transferuar në këtë afat kalimtar dhe ai i është bashkuar ekipit në Durrës, ku skuadra është duke zhvilluar përgatitjet për stinorin pranveror. Kohëve të fundit , Kreshnik Lushtaku, është paraqitur në Gjermani, kurse tashmë nga Gjermania është rikthyer në Kosovë, tek skuadra e tij, Drenica”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi /