Lumbardh Dellova ka zgjatur marrëveshjen me Hajduk deri në verën e vitit 2025, duke u kthyer nga huazimi njëvjeçar te Prishtina.
Mbrojtësi 22-vjeçar ishte bashkuar me klubin në shtator 2018 dhe që atëherë ka luajtur për junior dhe në ekipin e dytë, ndërsa sezonin e kaluar ishte në huazim te Prishtina ku fitoi titullin, shkruan klubi kroat.
Pas huazimit në Kosovë, ai u kthye në Hajduk dhe u bashkua me përgatitjet e ekipit të parë, duke shkëlqyer në ndeshjet përgatitore, çka bëri që klubi t’ia rinovojë kontratën.
“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në Hajduk, do të bëj çmos që t’i imponohem trajnerit, domethënë që klubi të marrë maksimumin prej meje”.
“Sezonin e kaluar unë kam qenë kampion në Prishtinë, dhe shpresoj se të paktën një herë do ta ndiej atë kënaqësi me Hajdukun. Sezoni i kaluar ishte një përvojë vërtet e shkëlqyer për mua, i luajta të gjitha ndeshjet si mbrojtës, por e di që mund të luaj shumë mirë edhe si mbrojtës i djathtë”.
Çfarëdo që trajneri të kërkojë nga unë, unë do ta respektoj atë, më duhet ende pak kohë për tu përshtatur, por jam gati për sfidat e reja që më presin”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.
Dellova do të veshë fanellën me numrin 16 te Hajduku. /Telegrafi/