Telegrafi

Zyrtare: Luis Suarez lojtar i Nacional

Luis Suarez kthehet në shtëpi te Nacional Montevideo, pas nëj aventure të gjatë në Evropë.

Këtë e ka bërë të ditur lojtari dhe klubi në rrjetet sociale, ku 35-vjeçar i rikthehet në klubin që e lansoi në futboll para 15 vitesh.

“Tani po, zyrtarisht! Një krenari të kthehem dhe të veshi fanellën time në Nacional. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, shihemi së shpejti”, ka shkruar Suarez.

Po ashtu edhe klubi uruguaian ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit.

Suarez ka luajtur për klube si Herennven, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/