Luigi Di Biagio është trajner i një skuadre shqiptare dhe tanimë është zyrtarizuar.
Trajneri i njohur italian ka marrë zyrtarisht drejtimin e kryeqytetasve të cilët kanë një projekt të madh dhe pritet të furnizojnë akademinë e Manchester Cityt me futbollistë.
52-vjeçari ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën shqiptare që po zhvillon fazën përgatitore në Itali.
Ish-mesfushori i njohur italian ka qenë trajner i Përfaqësueses së Italië nga vitet 2013 deri më 2019, deri në 2020 ka drejtuar SPAL-in në Serie A.
Postimi i plotë nga Dinamo:
Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos!
Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.
Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.
Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Piccareta.
/Telegrafi/