Telegrafi

Zyrtare: Lucio nënshkruan me Interin

Bayerni që në javën e kaluar pohoi se Lucio do të transferohet në Giuseppe Meazza pasi kishte arritur marrëveshje me nerazurët për shumën e dëmshpërblimit.

Braziliani të shtunën arriti në Milano dhe pasi tejkaloi testet mjekësore nënshkroi marrëveshje trevjeçare për të kompletuar kështu transferimin.

“Interi është i kënaqur që mund t’ju bëjë të ditur se Lucio i është bashkuar klubit nga Bayern Munichu dhe ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar marrëveshje e cila e lidh atë me klubin deri në 30 qershor të vitit 2012”, thuhet në deklaratën e Interit.