Site icon Telegrafi

Zyrtare: Luciano Spalletti, përzgjedhës i Italisë

Luciano Spalletti ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për të qenë përzgjedhës i Italisë nga 1 shtatori deri pas Kupës së Botës 2026.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga FIGC – Federata Italiane e Futbollit – këtë mbrëmje.

“FIGC njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin toskan, i cili do të marrë rolin nga 1 shtatori. Prezantimi zyrtar do të mbahet në Coverciano për stërvitjen që i paraprin ndeshjeve kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Ai do të jetë zëvendësuesi i Roberto Mancinit, i cili dha dorëheqjen pak më pak se një javë më parë.

Lexo po ashtu FIGC do të zyrtarizojë Spallettin si trajnerin e ri të Italisë

Spalletti u largua nga Napoli me pëlqim të ndërsjellë më 30 qershor pasi fitoi titullin e tyre të parë në Serie A në më shumë se 30 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version