Real Madridi ka konfirmuar që Lucas Vazquez ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2024, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve për të ardhmen e tij.
Lucas ka lënë pas vete thashethemet duke rinovuar përfundimisht kontratën me Real Madridin dhe duke shtyrë qëndrimin në Santiago Bernabeu.
Është vet klubi madrilen që ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së spanjollit edhe për tri vite tjera apo më saktë deri më 2024.
“Lucas Vazquez rinovon marrëveshjen deri në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Real Madridit, së bashku me një fotografi të lojtarit me presidentin Florentino Perez.
? @Lucasvazquez91 renews deal until 2024.#RealMadrid | #LucasVázquez2024 pic.twitter.com/vxyFrlOu1M
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 3, 2021
Vazuqez ishte i etur për të qëndruar në Real Madrid
Spanjolli gjithmonë i jepte përparësi qëndrimit te Reali dhe sapo ai mori një ofertë që tregonte besimin e klubit në të, një marrëveshje u arrit shumë shpejtë.
Pasi u bashkua me Los Blancos si 16-vjeçar në vitin 2007, Lucas hyri në sistemin e të rinjve të klubit dhe u bë një lojtar rregullt për Castilla para se të bashkohej me Espanyol në një marrëveshje huazimi në sezonin 2014/15.
✍️ #LucasVázquez2024 pic.twitter.com/uIlAS1Aw4A
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 3, 2021
Ai bëri përshtypje në Kataluni aq shumë sa që Real Madridi e konsideroi atë aq të mirë sa të kthehej dhe të ishte anëtar i rregullt i skuadrës së ekipit të parë.
Lucas ka bërë gjithsej 240 paraqitje për ekipin e parë të Mbretërve, në të cilin ai ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 54 asistime. /Telegrafi/