Telegrafi

Zyrtare: Lucas Paqueta kalon te Milani, nënshkruan për katër vite e gjysmë

Milan e ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga Flamengo, me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë për katër vite e gjysmë.

Marrëveshja është konfirmuar nga Lega Serie A të martën, por Milan vetëm sot ( e premte) ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

“AC Milan ka lajmëruar ditën e premte regjistrimin e futbollistit të Flamengo-s Lucas Paqueta”.

“Ai ka luajtur 65 ndeshje te Flamengo duke shënuar 13 gola dhe duke fituar Campeonato Carioca de Futebol 2017”.

“Ai ka debutuar me përfaqësuesen braziliane më 5 shtator të vitit 2018, në fitoren 2-0 ndaj SHBA-së”.

“Lucas Paqueta do t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në Milanello më 7 janar të vitit 2019, kur të rinisin seancat stërvitore.”

Ai mund të luajë që nga e marta e ardhshme me 12 janar kundër Sampdorias në Kupën e Italisë.

Milani ka paguar për lojarin 35 milionë euro dhe 10 milionë të tjera janë bonuse. /Telegrafi/