Telegrafi

Zyrtare: Lucas Moura transferohet te Tottenhami

Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka transferuar Lucas Mouran.

Lojtari erdhi nga Paris Saint Germaini në vlerë prej 30 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Braziliani do të mbajë te Spurs numrin 27 në fanellë dhe do të jetë në shërbim të Mauricio Pochettinos që nga ndeshja e ardhshme.

Moura u largua nga PSG pasi kishte pak minuta në fushë nën urdhrat e Unai Emery.

Ish-sulmuesi i San Paulos te klubi nga Parisi nuk ka startuar në asnjë ndeshje këtë sezon, ndërsa si zëvendësues në pesë tjera.

Por, prapë se prapë në 52 minuta lojë ai ka arritur të shënojë një gol dhe ka asistuar një herë.

Për atë kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra të mëdha evropiane. /Telegrafi/