Telegrafi

Zyrtare: Lucas Cardoso lojtari më i ri i Ballkanit

Ballkani ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Kosovës kanë transferuar sulmuesin brazilian, Lucas Cardoso.

Ish-anëtari i Dritës, Partizanit e Besës së Kavajës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën nga Theranda.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 𝗟𝗨𝗖𝗔𝗦 𝗖𝗔𝗥𝗗𝗢𝗦𝗢 

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Lucas Cardoso është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi Brazilian ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. 

Në të shkuarën, Cardoso ka luajtur me ekipe si FC Dritën, FK Partizani, Besa Kavajë, si dhe së fundmi ishte pjesë e Qyzljar.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tonë. 

/Telegrafi/