Telegrafi

Zyrtare: Luca Toni lojtar i Genoas

“Luca Toni është…pothuajse lojtar i Genoas. Siç ka thënë presidenti Enrico Preziosi, prezantimi i tij do të mbahet të enjten. Do të jetë i rezervuar për mediat dhe do të mbahet në muzeun e historisë së Genoas. Toni do të prezantohet me rastin e lansimit të fanellave të reja për sezonin 2010-2011. Të dyja palët janë të kënaqura, ndërsa jemi duke pritur fjalët e para të Tonit si lojtar i Genoas. Mirë se erdhe Luca”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Genoas.

Toni transferohet te Genoa si transfer i lirë, pasi Bayerni ia shkëputi kontratën trevjeçare. Toni kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Roma dhe kështu ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A. /Telegrafi/