Ka përfunduar mbledhja e Komitetit qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), e cila ka vendosur për të mos ndryshuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave plotësues për qeverinë teknike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pra Oliver Spasovski kthehet në MPB, Frosina Remenski do të rimerr pozitën e ministres së punës dhe politikës sociale, Kire Naumov vazhdon në pozitën e zv. ministrit të financave, Aleksandar Kiracovski në atë të shoqërisë informatike dhe Ljupço Naumovski, zv. ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.
Siç u raportua edhe më herët, risia e kësaj mbledhje është hyrja e gazetarit Muhamed Zekiri në LSDM./Telegrafi/