Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente është lojtari më i ri i skuadrës së njohur angleze, Tottenham Hotspur.
Llorente ka vendosur të ndërroj skuadër, por jo edhe kampionat, pasi do vazhdoj të luaj në atë anglez, Ligën Premier.
Sulmuesi spanjoll ka lënë Swansea Cityn për të transferuar te nën-kampioni në fuqi i Ligës Premier, Tottenham Hotspur.
Transferimi i ish-sulmuesit të Bilbaos e Juventusit i ka kushtuar Spursave 12 milionë funte apo mbi 13 milionë euro.
Llorente ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vite. /Telegrafi/