Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon tre futbollistë (Foto)

Nën-kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës ka regjistruar tre futbollistë të rinj për sezonin pranveror.

Llapi ka qenë aktiv edhe në afatin kalimtar të dimrit duke afruar edhe tre futbollistë të rinj për pjesën e mbetur të sezonit.

Skuadra nga Podujeva ka afruar një qendërsulmues dhe dy mesfushor me tipare sulmuese.

Mirlind Daku vjen nga Hajvalia, Qëndrim Dautaj nga Gjilani dhe Alban Mavriqi nga Drita e Gjilanit. /Telegrafi/