Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin shqiptar, Ardit Peposhi

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar sot (e shtunë) gjatë ditës transferimin e Ardit Peposhit.

Pas mbylljes së sezonit 2019/20 në futbollin e Kosovës, klubet kanë filluar menjëherë të mendojnë për sezonin e ri.

Njëri nga klubet më aktive padyshim se është Llapi, i cili përveç rinovimit të kontratave me disa nga futbollistë kryesorë, ka bërë edhe transferime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Llapit

Pas transferimit të mbrojtësit Eglentin Gjonit dhe portierit Loris Kikkri, Llapi ka konfirmuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar, Ardit Peposhi, i cili së fundmi luajti në Superioren e Shqipërisë me Bylysin.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/