Llapi ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra bardhekaltër ka përforcuar repartin ofensivë me sulmuesin shkodran Jasmin Raboshta.
29-vjeçari në edicionin vjeshtor ishte pjesë e KF Vushtrrisë, por është larguar ditë më parë nga aty.
Raboshta ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me Llapin me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ka qenë vet faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar afrimin e Raboshtës, i cili është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina. /Telegrafi/