Llapi ka vazhduar me përforcimet për edicionin e ri.
Skuadra bardh e kaltër ka prezantuar si përforcim të madh mesfushorin gjilanas Arbnor Ramadani.
Mesfushori i talentuar u largua nga Drita pasi nuk kishte hapësirat e merituara tek kampioni në fuqi.
Lajmin për transferimin e Ramadanit e ka bërë publik faqja zyrtare e klubit nga Podujeva.
24-vjeçari kishte 14 paraqitje në edicionin e fundit me Dritën ku u shpall kampion i Kosovës.
Me transferimin e Ramadanit, Llapi shton cilësitë në repartin e mesfushës.
Llapi me transferimet e fundit synon titullin e kampionit. /Telegrafi/