Telegrafi

Zyrtare: Llapi rikthen në skuadër Leutrim Kadriun

Llapi ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin e qendrës, Leutrim Kadriun, i cili në gjashtë mujorin e fundit ishte pjesë e FC Lirisë.

Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit llapjan, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

“Leutrim Kadriu, 25 vjeçar, i lindur më 01.04.1994 në Podujevë. 25 vjeçari ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 & 2017/18”.

“Pas aventurave tek Vushtrria me të cilët u inkuadrua në Superligë dhe tek Liria për gjashtë muaj, Leutrim Kadriu rikthehet në vendlindje dhe bashkërisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta jap më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit”.

Llapi më parë ka prezantuar edhe emra si Florian Daci, Giacomo Nava, Nertil Hoxha, Jasmin Raboshta e Atdhe Grajqevci që u dha në huazim te KEK-u. /Telegrafi/