Telegrafi

Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e ri, Florian Daci

Tahir Batatina dhe Florian Daci (Foto: KF Llapi/Facebook)

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar zyrtarisht sot (e mërkurë) transferimin e mbrojtësit nga Shqipëria, Florian Daci.

Pas tri transferimeve të bëra ditëve të fundit, Llapi edhe sot ka zyrtarizuar një ardhje të re të afatit kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Tirana, Florian Daci, i cili ka nënshkruar për një vit e gjysmë me “Legjendat”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Portieri italian Giacomo Nava nënshkruan kontratë me Llapin

Postimi pa ndërhyrje i Llapit

Zyrtare: Florian Daci, nga sot pjesë e Llapit

Qendërmbrojtësi nga Tirana, nënshkruan për 1 vit e gjysmë me klubin

Podujevë, 8 janar 2020 – Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit. Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë. Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.

Florian Daci, 28 vjeç, i lindur më 02.04.1991, qendërmbrojtës me përvojë të madhe. Vie nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë.

MIRËSEVJEN FLORIAN DACI!

/Telegrafi/