Telegrafi

Zyrtare: Llapi ‘peshkon’ në Shqipëri, Klodian Nuri përforcimi i ri

Klodian Nuri dhe trajneri Tahir Batatina (Foto: KF Llapi/Facebook)

Mesfushori Klodian Nuri është lojtari më i ri i klubit nga Podujeva, Llapit.  

Sot (e hënë) Llapi ka njoftuar transferimin më të ri klubit të tyre.

Është lojtari nga Shqipëria, Klodian Nuri, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin, teksa ka kryer edhe prezantimin e tij si futbollist i Llapit.

Klodian Nuri, 23 vjeç, i lindur më 23.07.1995 në Tiranë luan si mesfushor, ndërsa më parë ka bërë karrierë edhe tek skuadrat e njohura nga Shqipëria.

23-vjeçari më parë ka luajtur tek Shkëndija U-19, Besa e Kavajës, Dinamo Tiranë dhe së fundmi tek Elbasani, ndërsa ka djersitur edhe fanellën e moshave të Shqipërisë. /Telegrafi/

Klodian Nuri gjatë prezantimit (Foto: KF Llapi/Facebook)