Site icon Telegrafi

Zyrtare: Llapi përforcohet në mbrojtje me Arbër Bytyqin

Llapi ka vazhduar me përforcimin e ekipit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra llapjane ka prezantuar mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqin.

19-vjeçari vije te Llapi pas eksperiencës te Tirana në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka luajtur edhe për Lirinë e Prizrenit dhe Laçin.

Bytyqi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën llapjane, derisa ai është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin.

KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana.

Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.

Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

Falënderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi.

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16. /Telegrafi/

Exit mobile version