Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.
Fituesit e Kupës së Kosovës së fundmi kanë arritur transferimin e mesfushorit Ardi Shala.
24-vjeçari vjen nga skuadra e Ulpianës ku vitin e kaluar kishte bërë një sezon jashtëzakonisht të mirë në Ligën e Parë të Kosovës.
Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka prezantuar futbollistin prishtinas i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Mirësevjen Ardi Shala
Golashënuesi më i mirë i Ulpianës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin!
Podujevë, 17 qershor 2021 – Mesfushori i qendrës, 24 vjeçari prishtinas, Ardi Shala ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Ardi Shala është bashkuar me pjesën tjetër në përgatitjet për garat evropiane.
Ardi Shala, 24 vjeç, i lindur më 4 prill 1997 në Prishtinë. Është mesfushor i qendrës, luan edhe në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofanziv. Ai ishte ndër futbollistët më meritorë që Ulpiana u inkuadrua në Superligë, të cilëve u ndihmoj me 9 gola dhe 6 asistime.
/Telegrafi/