Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me reprezentuesin e Kosovës, Emir Umit

Emir Umit dhe Tahir Batatina (Foto: KF Llapi/Facebook)

Klubi nga Podujeva, Llapi ka zyrtarizuar transferimin e talentin 19-vjeçar, Emir Umit.

Llapi ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri, pasi sot (e enjte) gjatë ditës ka konfirmuar transferimin e fundit.

Është vet faqja zyrtare e klubit të Llapit në Facebook që ka zyrtarizuar transferimin e 19-vjeçarit Emir Umit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Llapit

“Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin”.

Emir Umit (Foto: KF Llapi/Facebook)

“Umit, ka nënshkruar për 2 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit tonë”.

“Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Chatelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/