Klubi nga Podujeva, Llapi ka zyrtarizuar transferimin e talentin 19-vjeçar, Emir Umit.
Llapi ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri, pasi sot (e enjte) gjatë ditës ka konfirmuar transferimin e fundit.
Është vet faqja zyrtare e klubit të Llapit në Facebook që ka zyrtarizuar transferimin e 19-vjeçarit Emir Umit.
“Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin”.
“Umit, ka nënshkruar për 2 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit tonë”.
“Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Chatelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/