Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me portierin Arlis Shala

Klubi i Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje tre vjeçare me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.

Llapi ka vazhduar me përforcime, duke ‘blinduar’ portën për tri vitet e ardhshme.

“Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për tri vitet e ardhshme”.

“Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2000 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për gjashtë muaj ishte titullar i padiskutueshëm”.

“Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020”, thuhet një njoftim.

Gjatë ditës Llapi e ka prezantuar edhe asistentin e parë të shtabit teknik, Alan Clark.

Alan Clark është 40 vjeç, i lindur më 26.02.1980 në Evendale të Afrikës së Jugut. I pajisur me licencën UEFA Pro, Clark ka punuar në skuadrën e Mamelodi Sundoëns FC si trajner i kategorive të reja.

Më pas punoi si asistent i parë i shtabit teknik në skuadrën e SuperSport United, tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, tek të cilët kishte edhe rolin e trajnerit analist si dhe tek AmaZulu FC, kurse së fundmi ishte trajner i parë i skuadrës Black Leopards FC, ku drejtoi këtë skuadër në 8 ndeshje të edicionit pranveror. /Telegrafi/