Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Nderim Hasanin

Klubi i Llapit ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Nderim Hasani, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Llapi ka vazhduar me përforcime edhe në afatin kalimtar të janarit, duke rikthyer në radhët e veta 21-vjeçarin, Nderim Hasani.

Hasani ka luajtur në vitin e fundit te Feronikeli dhe Liria, teksa ka vendosur të rikthehet të Llapi dhe të nënshkruaj kontratë profesionale.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit

???ë?????? ?????? ??????

21-vjeçari sot në ditën e lindjes ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë me Llapin

KF Llapi njofton se ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin e krahut, 21 vjeçar, Nderim Hasani.

Pas gjashtë muajve tek Feronikeli dhe gjashtë muajve tjerë tek Liria, Hasani rikthehet sërish në klubin amë për të nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë.

Nderim Hasani llogaritet si futbollist me potencial dhe me cilësi të një sulmuesi që nuk falë para portës, cilësi të cilat kanë bindur kryetrajnerin Batatina që të nënshkruaj kontratë profesionale me të.

Këmbëshpejti do bashkohet me ekipin menjëherë në përgatitjet parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri pranveror.

/Telegrafi/