Site icon Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me brazilianin Bruno Arrabal

Llapi e ka mbyllur me sukses marrëveshjen me mesfushorin defansiv, Bruno Arrabal, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës.

Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20, derisa shihet si një alternativë e Hamdi Namanit për repartin defansiv.

Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit nga “Zahir Pajaziti”.

Transferimi i Arrabal te Llapi u mundësua nga menaxheri i njohur shqiptar, Altin Ferat, ai i cili ka kryer disa transferime në kampionatin elitar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Arrabal është përforcimi i tretë i Llapit pas Blendi Memajt dhe Klodian Nurit.

Me skuadrën deri më tani kanë rinovuar dy mbrojtësit Bunjamin Emini dhe Bujar Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version