Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Beqirin (Foto)

Portieri Arben Beqiri është futbollisti më i ri i skuadrës nga Podujeva, KF Llapi.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batanina, pas përfundimit të sezonit të fundit në vendin e tretë dhe si finalist i Kupës, këtë sezon ka synime më të madha.

Pas transferimeve të mëdha si Mentor Zhdrella, Leart Emini, Besnik Krasniqi dhe Gentrit Begolli, klubi llapjan ka siguruar edhe shërbimet e një portieri të njohur.

Është portieri Arben Beqiri, i cili sezonin e fundit barti fanellën e Besës nga Peja ka nënshkruar sot (e enjte) me Llapin, ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij është bërë përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/

Postimi i klubit të Llapit: 

Mirësevjen Arben Beqiri!

Ju njoftojmë se sapo kemi arritur marrëveshje me portierin prej më të mirëve në Kosovë, Arben Beqiri i cili për sezonin 2017/18 do ti mbroj ngjyrat e Llapit.

Beqiri i bashkohet rrugëtimit të skuadrës së Llapit drejt trofeve.

FORCA LLAPI!

Vazhdojmë…