Llapi ka bërë dy transferime në ditën e martë, duke nënshkruar fillimisht me talentin Muhamet Hyseni e pastaj edhe me Festim Alidemën.
Lideri i Superligës, Llapi ka vazhduar me transferimi e lojarëve.
Klubi llapjan kërkon titullin e parë në histori dhe për këtë kërkon të ofrojë sa më shumë lojtarë cilësor.
Afrimet e sotme janë dy lojtarë mjaftë të talentuar. Muhamet Hyseni është futbollisti më i ri i Llapit.
Pas disa ditësh bisedime edhe Festim Alidema ka arritur marrëveshjen me Llapin.
Anësori i Vllaznisë mësohet se ka nënshkruar vetëm për 6 muaj.
Llapi në ditët në vijim do të tentojë edhe ndonjë përforcim. /Telegrafi/