Telegrafi

Zyrtare: Llapi ndërpret kontratën me portierin Agron Kolaj

Vetëm dy javë më parë e zyrtarizoi, por sot Llapi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me portierin Agron Kolaj.

Portieri i talentuar iu bashkua Llapit nga Besa e Pejës, por sot ka ardhur njoftimi nga klubi llapjan se kontrata është ndërprerë me bashkëpunim.

Nuk janë dhënë detaje shtesë se pse ka ardhur deri te shkëputja e kontratës as nga klubi e as nga portieri 21-vjeçar.

“Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj”.

“Klubi ynë dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme”.

“Kolajn e falënderojmë për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar faqja zyrtare e Llapit. /Telegrafi/