Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Adem Maliqi.
Maliqi u largua nga Feronikeli pas një sezoni të mirë individual, por jo edhe ekipor, ndërsa nuk ka vonuar zyrtarizimi te klubi i ri.
Bëhet fjalë për Llapin, i cili ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Maliqit në “Zahiri Pajaziti”.
Postimi pa ndërhyrje i Llapit
Mirë se u riktheve në vendlindje Adem Maliqi!
Podujevë, 9 qershor 2021 – Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.
Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t’i realizoj 4 gola. Më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit.
Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane.
/Telegrafi/