Telegrafi

Zyrtare: Llapi kompleton transferimin e Dos Anjos

Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit qendror nga Sau Paulo i Brazilit, Alef Firmino Dos Anjos.

Sulmuesi 23-vjeçar ishte bashkuar me skuadrën podujevase nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues.

Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, e për 26 ndeshje kishte arritur shifrën e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.

Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice.

Lojtari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Llapin. /Telegrafi/