Llapi ka konfirmuar edhe zyrtarisht se e ka transferuar Egzon Krasniqin.
Skuadra llapjane bëri të ditur se mesfushori ka nënshkruar kontratën njëvjeçare e gjysmë.
Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luaj edhe në krahun e majtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin.
“Llapi nuk mund të refuzohet, andaj edhe erdha këtu”, ishin fjalët e para të lojtarit.
Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror. /Telegrafi/