Telegrafi

Zyrtare: Llapi ‘blindon’ tre lojtarët kryesorë – Zhdrella, Idrizi dhe Veliu nënshkruajnë kontratat e reja

Llapi ka njoftuar publikun se ka vazhduar kontratat me lojtarët kryesorë si: Mentor Zhdrella, Bujar Idrizi dhe Valmir Veliu.

Zhdrella e Idrizi kanë vazhduar edhe për një vit, ndërsa talenti Valmir Veliu.

“Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me kapitenin Mentor Zhdrella dhe zëvendës-kapitenin Bujar Idrizi. Të dy futbollistët i qëndruan besnik skuadrës edhe për edicionin e ri. Zhdrella ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës në edicionin që lamë pas duke ndihmuar skuadrën me 5 gola dhe 9 asistime në 24 paraqitje të zhvilluara”.

“Bujar Idrizi i rikuperuar plotësisht nga lëndimi i edicionit të kaluar, zhvilloi 8 paraqitje, kurse do jetë i gatshëm që ta ndihmoj skuadrën në edicionin e ri”.

“Kurse gjatë ditës së sotme, sulmuesi 20 vjeç i krahut të majtë Valmir Veliu është blinduar me kontratë edhe për 3 vitet e ardhshme dhe kësisoj Veliu do jetë pjesë e skuadrës deri në momentin kur arrin ndonjë ofertë serioze e klubeve evropiane. Veliu në 27 paraqitje të edicionit të sa po mbyllur realizoi 4 gola e 5 asistime, kurse presim të ketë formë të mirë dhe të na ndihmoj edhe më tepër në edicionin e ri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/