Telegrafi

Zyrtare: Llapi bënë goditjen e dyfishtë, zyrtarizon Januzin dhe Halitin

Llapi ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, teksa në skuadër kanë ardhur Ahmed Januzi dhe Ahmet Haliti.

Dy futbollistët janë larguar nga Prishtina dhe i janë bashkuar Llapit, ku gjatë ditës së sotme edhe janë prezantuar.

Të dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata një vjeçare me skuadrën bardhekaltër që hedh kandidaturën për titullin e kampionit.

Trajneri Tahir Batatina ka zyrtarizuar këtë dyshe që i dëshironte me ngulm.

Por këta dy nuk janë transferimet e vetme të Llapit, pasi llapjanët kanë marrë edhe Liridon Lecin nga Drita, Labinot Jashanicën, Alban Ramadanin, Gentrit Begollin, Arlis Shalën, Kushtrim Shabanin, Sava Gardasevic, Engjëll Hotin, Ardit Peposhin dhe Gentrit Halilin.

Gjithashtu llapjanët kanë blinduar edhe lojtarët e tyre kryesorë të edicioni të kaluar si Arbnor Ramadanin, Mentor Zhdrellën, Bujar Idrizin dhe Valmir Veliun.

Me përforcimet e bëra dhe skuadrën që kishte, Llapi shihet si njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Kosovë. /Telegrafi/