Telegrafi

Zyrtare: Ljubo Samadanin te Bashkimi

Po vazhdojnë përforcimet e klubeve kosovare të basketbollit.

Klubi i basketbollit Bashkimi ka sjell në radhët e veta një basketbollist kroat, i cili ka luajtur në të kaluarën në Sibenik.

Bëhet fjalë për Ljubo Samadanin, i cili do të luan në pozitën e 4 dhe 5 në klubin prizrenas.

“Kroati Ljubo Šamadan është përforcimi i parë i huaj për këtë sezon i klubit tonë. Ai luan në pozitën 4-5”, shkruan në llogarinë zyrtare të “Arpagjikëve” në Facebook.

Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll ka paralajmëruar në ditët në vazhdim do të ketë edhe përforcime të tjera.

Ndryshe, Arian Tahiri ka braktisur Bashkimit për të kaluar në radhët e Golden Eagle Yllit. /Telegrafi/