Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli transferon Danny Wilson

Marrëveshja për transferimin e 18-vjeçarit në Anfield është publikuar të martën, ndërsa transferimi kushtoi rreth 2 milionë funte.

“Është një ndjenjë e mirë të kem nënshkruar për Liverpoolin. Kudo që shkoni secili e njeh Liverpoolin dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo është një sfidë e madhe për mua. Ky është një nga kampionatet më të mira në botë dhe unë do të luaj për një nga ekipet më të mira në botë”, deklaroi Wilson për Liverpool TV. /Telegrafi/