Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli pohon largimin e Arbeloa

Spanjolli një kohë të gjatë u lidh me një kalim në Real Madrid, veçanërisht pas arritjes së Glen Johnson në Anfield, i cili do të jetë zgjedhja e parë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Mediat që në vikend paralajmëruan se Arbeloa është në prag të transferimit në Real, pasi dy klubet kishin arritur marrëveshje, e cila do t’i sjellë ekipit anglez nga 4 deri në 5 milionë euro, dhe kjo u pohua sot edhe nga Liverpooli.

“Kemi arritur marrëveshje me Real Madridin për shumën e dëmshpërblimit të Alvaro Arbeloa, i cili tash duhet t’i tejkalojë testet mjekësore”, thuhet në deklaratën e Liverpoolit.

Spanjolli pritet të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me klubin mbretëror.