Liverpooli ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se drejtori sportiv i saj, Ian Ayre nuk do ta ketë më atë rol në përfundim të majit 2017, kur edhe i skadon kontrata.
Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2007, ndërsa ishte promovuar në rolin e drejtorit sportiv në vitin 2013.
“Liverpooli konfirmon se Ian Ayre nuk do të jetë më drejtor sportiv i klubit pas fundit të majit 2017”, thuhet në faqen e klubit anglez.
Liverpool ka dështuar me shumë transferime në kohën e fundit dhe kjo është arsyeja e largimit të tij. /Telegrafit/