Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli blindon Firminon me kontratën e re

Roberto Firmino (Getty Images)

Roberto Firmino sot (e diel) ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me gjigantin anglez, Liverpoolin, ku vitet dhe shifrat nuk janë bërë publike, por braziliani ndihet shumë i lumtur.

Sulmuesi brazilian ka vendosur ta vazhdojë të ardhmen e tij te Reds duke rënë dakord për një marrëveshje të re në Melwood të dielën.

“Ishte një vendim i lehtë”, ka thënë fillimisht Firmino për Liverpoolfc.com pas vazhdimit të kontratës.

Lexo po ashtu Liverpooli e blindon Firminon, braziliani do të nënshkruajë kontratë afatgjate dhe me një pagë shumë më të lartë se aktualja

“Klubi më ka marrë në mënyrë të pabesueshme dhe unë jam rritur shumë këtu me punën time dhe me mbështetjen e të gjithë ekipit. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”.

“Çdo gjë përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme. Miqtë e mi janë fantastikë dhe jam shumë mirënjohës që mund të luaj me ta në këtë klub”.

“Unë dua të luaj për Liverpoolin. Tifozët janë të shkëlqyeshëm dhe fantastik në mënyrën se si na mbështesin gjatë gjithë rrugës. Ata na mbështesin gjatë gjithë ndeshjeve dhe puna që ata bëjnë gjatë ndeshjes është e bukur”, përfundoi braziliani.

Firmino u bashkua me Liverpoolin nga Hoffenheim në verën e vitit 2015 dhe ka bërë 140 paraqitje, duke shënuar plot 50 gola.

Ky sezon ka qenë më pjellori në karrierën e brazilianit deri më sot, me 27 gola të regjistruara në 50 ndeshje për Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version