Telegrafi

Zyrtare: Liverpool transferon Aquilanin

Mediat italiane një kohë të gjatë e kanë lidhur Aquilanin me një transferim në Anfield, ndërsa spekulimet u bënë më intensive pas marrëveshjes së arritur në mes të Realit dhe Liverpoolit për kalimin e Alonsos në Bernabeu.

“Liverpooli mund të pohojë se është arritur marrëveshje me ekipin e Romës për të transferuar lojtarin e kombëtares italiane, Alberto Aquilani, i cili tash do t’i kalojë testet mjekësore. Liverpooli i ka kompletuar negociatat me Romën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me Realin për transferim të Xabi Alonsos”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të klubit anglez.

Shuma e transferimit nuk është zbuluar, por sipas mediave italiane ajo është rreth 20 milionë euro.